Pas 27 vjetësh të vrasjes së Tupac, Policia po kryen hetime në një shtëpi në lagjen ku u vra reperi

Pas 27 vjetësh të vrasjes së Tupac, Policia po kryen hetime në një shtëpi në lagjen ku u vra reperi

Policia në Nevada ka konfirmuar se la lëshuar urdhër kërkimi këtë javë në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur.

Hetuesit kryen kontrollin në një shtëpi në Henderson, periferi  kjo në  Las Vegas ku Shakur u qëllua për vdekje në shtator 1996.

Policia Metropolitane e Las Vegas nuk dha detaje të mëtejshme të kërkimit  duke përmendur hetimin në vazhdim për vrasjen e tij, shkruan BBC.

Shakur ishte 25 vjeç kur u vra.

Deri tani, askush nuk është arrestuar  dhe asnjë i dyshuar nuk është aktualisht në paraburgim.

Shtëpia që u kontrollua është më pak se 20 milje (32 km) nga brezi i Las Vegasit ku Shakur u qëllua me armë derisa ndodhej në veturë.

“LVMPD mund të konfirmojë se një urdhër kërkimi është dorëzuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të vrasjes së Tupac Shakur”, thuhet në një deklaratë të policisë së Las Vegas./Periskopi/

 

Shpërndaje në: