Shëndeti vjen nga goja
Ushqim i sigurt, jetë e sigurt
A e dini se?
Në mbarë botën, 1 nga 10 njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar? Fëmijët deri në 5 vjeç janë kategoria më e rrezikuar.
Çfarë është ushqimi i kontaminuar?
Ushqimi i kontaminuar përmban substanca dhe baktere të rrezikshme që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek njerëzit. Këtu përfshihen mikroorganizmat, pesticidet, mbetjet nga ilaçet të cilat përdoren për kafshët, xham/qelq dhe gurë të vegjël. Fermerët, prodhuesit dhe shpërndarësit e ushqimit duhet të ndihmojnë në sigurimin e ushqimit të pastër dhe të pandotur.
Çfarë mund të ndërmarim ne për kontrollin e ushqimit në shtëpi?
- Lani duart me sapun para dhe gjatë përgatitjes së ushqimit
- Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura në frigorifer, sepse mikrobet mund të shumohen shumë lehtë.
- Mos lani mishin e pagatuar dhe shpendët me ujë. Mikrobet, nëse gjenden aty, nuk lahen, përkundrazi, mund të përhapen në sipërfaqet e punës, enët dhe ushqimet e tjera.
- Mos hani ushqim që ka rënë në dysheme, sepse edhe prekja më e vogël mund të transferojë mikrobet në ushqim.
Nëse ushqimi është i sigurt, edhe ju jeni sigurtë. Siguria e ushqimit është në duart tuaja!
Informacione të rëndësishme:
- Siguria e ushqimit dhe përdorimi i përshtatshëm i ushqimit janë të lidhura pandashmërisht të lidhura.
- Rreth 600 milionë njerëz, pra çdo i dhjeti në botë, sëmuren nga përdorimi i ushqimeve të kontaminuara dhe rreth 420 mijë prej tyre vdesin.
- 110 miliardë dollarë është humbja vjetore për sa i përket orëve të punës dhe kostove mjekësore në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
- Fëmijët nën 5 vjeç përfaqësojnë 40% të totalit të prekur nga ky problem, duke rezultuar me 125,000 vdekje.
*Artikull i sponsorizuar!