Fantastike: Dy 20-vjeçarë takohen në çerekfinalen e Wimbledon
Të gjithë çerekfinalistët e Wimbledon për meshkuj janë mësuar tashmë.
Lojtari i gjashtë në botë Holger Rune (20) mundi bullgarin Grigor Dimitrov 3:6, 7:6, 7:6 dhe 6:3 në sete.
Në çerekfinale ai do të luajë kundër tenistit numër një në listën ATP, bashkëmoshatarin e tij Carlos Alcaraz. Me 3:1 në sete, spanjolli ishte më i mirë se finalisti i Wimbledon nga viti 2021, Matteo Berrettini. Çdo set përfundoi me rezultat 6:3 në ndeshje.
Pasi italiani fitoi të parën, Alcaraz e ktheu ndeshjen në favor të tij.Fituesi i çerekfinales mes Alcaraz dhe Rune do të shkojë te fituesi i ndeshjes midis Danilo Medvedev dhe Christopher Eubanks.
Në anën tjetër të shortit është Novak Gjokoviq, i cili nesër më 11 korrik do të përballet me Andrej Rubljov.