Xhavit Haliti tregon për Periskopin se pse Kurti refuzoi të takohej me Ramën

Xhavit Haliti tregon për Periskopin se pse Kurti refuzoi të takohej me Ramën

Dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar Kosovën ku u takua me presidenten e vendit dhe kryeparlamentarin, por jo edhe me kryeministrin Kurti, shkruan Periskopi.

E për marrëdhënien e acaruar mes dy kryeministrave, në një intervistë për Periskopin deputeti i PDK-së Xhavit Haliti e ka fajsuar Kurtin, pasi sipas tij ai po mban inati.

“Unë mendoj që marrëdhëniet bazohen në inatet e Albinit dhe xhelozit që janë në mes të njëri tjetrit. Problemi është që Shqipëria është anëtare e OKB-së ka mbi 100 vit pavarësi është anëtarë e NATO-së dhe Shqipëria ka obligimet e saj shtetërore edhe në këto raporte. Shqipëria ka bërë të pamundurën, gjithçka që ka pasë fuqi dhe mundësi për çlirimin e Kosovës. Edi lidhur me atë mos shkuarjen në mbledhjet e qeverisë e ka pas mesazh edhe edha nga evropianet edhe nga NATO për shumë arsye, sepse mbledhja e dy qeverive në kushtet kur në veri kishte përplasje të mëdha krijonte një pasqyrë ndryshe në raportet ndërkombëtare për Kosovën dhe Shqipërinë”, tha Haliti.

I pyetur se pse mendon që kryeministri Kurti po e xhelozon Edi Ramën, Haliti përmendi faktin që Rama po përpiqet të bëhet lider i Ballkanit.

“Edi po prezantohet si lider ballkanik këtë problem e kanë shumë lider në Ballkan, këta sa janë 5-6 se kush do të jetë lideri i Ballkanit tani ky po vepron në përputhje me standardet e paracaktuara nga NATO dhe BE. Pozicioni politik i Shqipërisë në raport me situatën në veri, në raport me të ardhmen e Ballkanit është më i pranueshme sesa qëndrimet e gjitha vendeve tjera të Ballkanit, fuqia pulitke e Shqipërisë tani për tani është më e madhe sesa e secilit vend në Ballkan dhe unë nuk e di pse duhet me xhelozuar nëse Edi Rama përpiqet me u bë lider i Ballkanit”.

VIDEO E PLOTË:

 

Shpërndaje në: