Konfirmohet lajmi i hidhur: Ricky Martin ndahet nga burri pas 15 vjetësh martesë
Ricky Martin dhe Jwan Yosef po shkurorëzohen pas gjashtë vjetësh martesë. Lajmin e konfirmoi çifti përmes një komunikate të përbashkët.
Zëdhënësit e Martinit e konfirmuan postimin si të vërtetë për agjencinë e lajmeve AP, por nuk pranuar të japin më shumë detaje.
Ricky Martin, këngëtari i hiteve si “Livin’ la Vida Loca”, “She Bangs”, “La copa de la vida” dhe “Vente pa’ ca”, gjatë karrierës së gjatë muzikore I ka fituar dy shpërblime “Grammy” dhe katër “Latin Grammy”. Ai po ashtu e ka sprovuar veten në aktrim. Jwan Yosef është një artist suedez me origjinë nga Siria.
Ylli latin 51-vjeçar dhe artisti 38-vjeçar u martuan në fund të vitit 2017. Atëkohë, këngëtari nga Puerto Rico ishte baba i binjakëve, Matteo dhe Valentino, të cilët i mbushin 15 vjet në muajin gusht. Ata erdhën në jetë përmes një nëne surrogate. Yosef dhe Martin i kanë edhe dy fëmijë të tjerë së bashku, Lucía 4 vjeçe dhe Renn 3 vjeç.