Shkon në tre numri i të arrestuarve nga policia që dyshohen për kurdisje të ndeshjeve në basketbollin kosovar

Shkon në tre numri i të arrestuarve nga policia që dyshohen për kurdisje të ndeshjeve në basketbollin kosovar

Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Ne njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se janë realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone: Prishtinë, Prizren dhe Pejë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për kurdisje të ndeshjeve.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, thuhet në njoftim.

Burime të KOHËS, më herët kanë konfirmuar se janë arrestuar trajneri prizrenas Arbnor Rifati dhe gjyqtari i basketbollit, Daut Mehmeti.

Shpërndaje në: