Bylbyl Sokoli nuk jep emër për trajnerin potencial të Kosovës – Batatina thotë se emri i tij u lakua në media si teknik i ri i ‘Dardanëve’
Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë kur Kombëtarja e Kosovës e ka ndërprerë bashkupinimin me trajnerin francez, Alian Giresse.
Pas rezultatëve të dobëta në ndeshjet e qershorit të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024, Kosova tashmë është ende pa trajner, shkruan Periskopi.
Kombëtarja jonë barazoi në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’, kurse humbi në udhëtim ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2:1.
Në rrjeshën e këtyre ngjarjeve, Periskopi ka kontaktuar me dy nga trajnerët më të njohur kosovar, Bylbyl Sokolin dhe Tahir Batatinën.
Tekniku i FC Malisheva, Bylbyl Sokoli nuk tregoi për një emër konkret se kush do ta zëvendësojë, Alain Giressen, por tregoi se çfarë trajneri i duhet Kosovës dhe se si duhet të ndërtohet një kombëtare e fortë në vazhdim.
“Në këtë moment na duhet përzgjedhës që ka autoritet, që din me i vu themelet e shëndetshme përfaqësueses, të krijojë rend dhe diciplinë e të tregojë se si të ndërtohet përzgjedhja shtetrore dhe se cilat janë kompetencat e secilit që punojnë për Kombëtare. Nuk dua të ndikoj në përzgjedhjen e trajnerit, pasi FFK e ka në duar”, tha Sokoli.
Ndërsa, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se nuk dëshiron ta komentojë ose të jep një emër në lidhje me trajnerin e ri, kjo për faktin se emri i tij u lakua në mediat kosovar si zëvendësuesi i mundshëm i Alain Giresses.
“Nuk dua të jap ndonjë emër ose të komentoj këtë situatë, pasi emri im është përmendur si zëvendësuesi i Giresse pas shkarkimit të tij”, tha shkurt Batatina për Periskopin.
Kujtojmë se Kosova nën drejtimin e Alain Giresse ka 14 ndeshje të zhvilluara, nga to 4 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. Ndeshja e parë e Kombëtares sonë ishte ajo ndaj Burkina Fasos që u mbyll me rezultatin 5:0.|PERISKOPI – IDEAL SUFAJ|