E premtja vendimtare për Mbappen: Rinovim ose Real Madrid
Telenovela e gjatë mes PSG-së dhe Kylian Mbappé është tashmë në serinë e fundit.
Një takim vendimtar mes rrethit të futbollistit, me nënën Fayza Lamari në ballë dhe lidershipit francez, me presidentin Nasser al Khelaifi, është planifikuar për të premten në Paris. Ky samit do të përpiqet të rregullojë përçarjen, pas letrës së Mbappe drejtuar klubit në të cilën ai njoftoi synimin e tij për të qëndruar pa rinovuar kontratën e tij që i skadon në vitin 2024. Real Madridi mbetet në dritare dhe nuk do të bëjë asnjë lëvizje, duke qenë se verën e kaluar është djegur nga tërheqja e sulmuesit.
Siç raporton ‘Marca’, situata është më se e pasigurt dhe asnjë opsion nuk përjashtohet, por orët e fundit është forcuar një hipotezë që do të përmbushte si dëshirat e Mbappe dhe ato të PSG-së. Një vit rinovim i kontratës dhe premtim për shitje verën e ardhshme. Në asnjë rrethanë nuk do të kishte klauzolë lirimi në kontratën e re, sepse ato janë të ndaluara në Francë. Ndaj mes palëve do të kishte një angazhim verbal që në verën e vitit 2024 kampioni francez të mund të transferohet te Real Madrid. Në këtë mënyrë PSG do të shmangë katastrofën ekonomike të humbjes së tij në zero dhe Kylian do të qëndronte deri në vitin 2024, siç shprehej në letrën dërguar zyrave të klubit në Paris.
Letra e diskutueshme ka ftohur ndjeshëm marrëdhëniet mes PSG-së dhe rrethit të Mbappe, por prania e Al Khelaifi sezonin e kaluar ishte vendimtare që futbollisti të largohej nga Real Madridi në altar dhe të nënshkruante një kontratë të re. Presidenti i PSG-së prej shumë vitesh ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjen e lojtarit.