Femrat që flenë shumë janë më inteligjente, ja pse
Gjumi ndikon shumë mirë në shëndet dhe kjo është e ditur për të gjithë. Por duket se më shumë përfitime janë femrat ato që kanë.
Madje femrat kanë nevojë të flenë më shumë se meshkujt, për të përballuar stresin dhe për të rritur inteligjencën e tyre.
Të paktën kështu është zbuluar nga një studim gjerman i zhvilluar nga Max Planck Institute në Bavari, ku thuhet se ekziston një lidhje shumë e ngushtë mes gjumit dhe inteligjencës tek femrat.
Studimi siç shkruan noa.al, tregon se si femrat që flinin më shumë, kishin nivel inteligjence më të lartë se meshkujt me po të njëjtat orë gjumi.
Studimi i referohet gjumit gjatë natës dhe jo dremitjeve të ditës. U zbulua se tek femrat përmes gjumit, materia e bardhë, e cila lidhet me nivelin e inteligjencës bëhet më e madhe se materia gri.