Elvana Gjata përmbush ‘Dekadën’ e saj, vëmendjen e merr një djalë që i propozon të dashurës së tij
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur Elvana Gjata mbajti koncertin e saj të titulluar “Dekada” në stadiumin “Air Albania” në qytetin e Tiranës.
Ky koncert ishte lajmëruar prej disa muajsh e ndërkohë audienca ishte mjaft e madhe. Nga pamjet e ndryshme që qarkullojnë në rrjet, duket se si stadiumi ishte plot me njerëz, adhurues të muzikës së saj ndër vite.
Ndonëse ky ishte momenti i Elvanës, për një fragment të shkurtër të kohës, vëmendjen e rrëmbeu një djalë i cili i propozon partneres së tij gjatë koncertit teksa këngëtarja performonte baladën e saj “Si Na”.
Çifti morri brohoritje dhe urime nga turma e gjithashtu edhe nga vetë këngëtarja e cila i uroi të trashëgoheshin.
Video të momentit u bënë virale në rrjete sociale e ndërkohë mbizotërojnë komentet pozitive duke komplimentuar gjestin e djalit.
Pra, mund të thuhet se Elvana me këtë koncert i vuri vulën jo vetëm suksesit të saj si artiste, por edhe dashurisë së çiftit që u shndërruan në protagonistë të ngjarjes.
@konteshazhuzhi 🥹🥹 #elvanagjata #dekadaelvana #airalbaniastadium #elvanaaaaaa ♬ original sound – elvanamodus