Më në fund: Arbana ndan foton e parë nga dasma
Moderatorja Arbana Osmani e ka bërë zemrën “gur” dhe megjithëse kishte vendosur të mos kishte as foto e as video nga ceremonia e martesës, e ka ndarë vetë një fotografi.
E veshur me fustanin e nusërisë, pranë partnerit të saj, kjo është fotoja e parë nga dasma që Arbana ka publikuar.
“Bashkë ne të dy”
Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka🙏
Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë❤️”- shkroi Arbana.