Zanfina revoltohet me Përparim Ramën për qentë endacak

Zanfina revoltohet me Përparim Ramën për qentë endacak

Komuna e Prishtinës e ka filluar të hënën aksionin për largimin e qenve endacak nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore.

“Kryeqyteti me vendim të kryetarit, Përparim Rama, ka nisur aksionin për largimin e këtyre kafshëve nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga agjencia e veterinës dhe ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim”, thuhet në komunikatën e komunës.

Por pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga strehimorja ku shihen se qentë të vendosur në hapësira të vogla së bashku po lëndohen duke u përleshur mes vete kanë mërzitur dhe indinjuar shumë qytetarë, dashamirës të kafshëve.

Në mesin e atyre që ka ngritur publikisht zërin kundër këtij vendimi është Zanfina Ismaili.

Me një pamje nga strehimorja ku dy qenë shihen duke u përleshur me njëri-tjetrin ajo ka kritikuar të parin e Prishtinës, Përparim Rama duke i kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar.

VIDEO KËTU.

Shpërndaje në: