Trajneri Dragusha flet për shkarkimin e Giresses, tregon se cilat ishin gabimet e francezit që e ‘përcollën për shtëpi’
Tashmë Alain Girese është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Federat e Futbollit e Kosovës, ku njoftoi se ka ndërprerë bashëkpunimin me trajnerin francez.
Pas rezultateve të dobëta në dy ndeshjet e qershorit të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024, FFK vendosi që ta ndërpres bashkëpunimin me trajnerin francez, shkruan Periskopi.
Kosova mori një barazim të zorshëm ndaj Rumanisë në Prishtinë pa gola në 0:0, kurse ndaj Bjellorusisë që u zhvillua në Hungari humbi me rezultatin final 2:1.
Njëherit kjo humbje ishte edhe goditje e madhe që Kosova ta humb mundësinë e kualifikimit për në Evropian.
Për të kuptuar se pse erdhi deri te ky përfundim, pse Kosova ishte shumë e dobët ndaj skuadrave modeste si Rumania dhe Bjellorusia, Periskopi ka kontaktuar me trajnerin e njohur kosovar, Muhmet Dragushën.
Dragusha tha se problemi ishte krejtësisht te trajneri Giresse në rreshtimin e lojtarëve në fushë dhe taktikat e lojës.
“Më në fund ndodhi shkarkimi. Kosova ka ekip superior e mendoj që problem ka qenë tek rreshtimi dhe sisitemi i lojës së Giresses, pra ardhja e tij nuk ka sjellë reformë as në lojë dhe as në kontigjent e as në filozofi të lojës. 4 ndeshje vetëm 3 pikë, unë besoj që edhe një trajner kosovar i kish marr ato pikë. Ne kemi super-lojtarë me cilësi të larta dhe formë të mirë, vetëm se duhet t’i sistemojmë në mënyrë të drejtë dhe aty ku secili kontribon më së shumti. Pra, faji kryesor apo dështimi është vetë trajneri dhe stafi i tij për përzgjedhjen e lojtarëve dhe taktikën e lojës që e ka aplikuar me ekipe kundërshtare”, tregoi fillimisht tekniku kosovar.
Trajneri tregoi për taktikën e formacionit që Giresse kishte përdorur ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, e që për Dragushën është e gabuar.
“Në lojën me Rumaninë dhe Bjellorusinë ka luajtur me gjashtë mbrojtësa, 4 lojtarë në vijën e fundit dhe dy mesfushor qendror lidhës ishin në ndeshje, qëndërmbrojtës që luajnë në ekipet e tyre respektive, pra rotacione të panevojshme kanë ndodhur në epokën e tij, këto pra janë disa elemente që na kanë sjellë deri te humbja jonë”, vazhdoi ai.
Dragusha tha se tani Kosova ka një mundësi të mirë që ta emrojë një trajner që flet shqip.
“Mundësi e mirë ta emrojë një trajner që flet gjuhën amtare, presion do të ketë pasi mundësia e kualfikimit është e vogël, por trajneri i ri duhet të tregojë profesionalizëm dhe përkushtim, motiv dhe dëshirë për fitore, grint, lojë të bukur, kreativ dhe rezultatet nuk do të mungojnë asnjëherë”, përfundoi ai.
Ndërkaq i pyetur për ndryshimet në FFK, tekniku kosovar tha se edhe aty duhet të ketë ndryshime.
Kujtojmë se Kosova nën drejtimin e Alain Giresse ka 14 ndeshje të zhvilluara, nga to 4 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. Ndeshja e parë e Kombëtares sonë ishte ajo ndaj Burkina Fasos që u mbyll me rezultatin 5:0.|PERISKOPI – IDEAL SUFAJ|