Kush është Besnik Hasi, emri më i ‘lakuar’ i momentit për trajner te Kombëtarja e Kosovës?

Kush është Besnik Hasi, emri më i ‘lakuar’ i momentit për trajner te Kombëtarja e Kosovës?

Jo vetëm njëherë, por sa herë që ka luhatje te Kombëtarja e Kosovës sa i përket trajnerëve, njeriu i parë që të bie në mend si trajner potencial për ‘Dardanët’ është Besnik Hasi.

Kush është Besnik Hasi, emri që po lakohet në media kosovare edhe kur Challandes ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit te Kosova dhe tani kur Alain Giresse dhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Kombëtares sonë?

Profili i Besnik Hasit:

Besnik Hasi

Besnik Hasi ka linduar në vitin 1971 dhe ka prejardhje nga qyteti i Gjakovës. Besniku, karrierën e tij futbollistike e filloi në Gjakovë, ku lunate për skuadrën e lavdishme KF Vëllaznimin para se t’i bashkohej KF Lirisë së Prizrenit.

Hasi ishte pjesë e skuadrave të mëdha të kohës, gjatë vitit 1992-94, ai luajti për klubin e NK Zagreb dhe FK Dinamo si huazim për t’u kthyer përsëri te skuadra e e Zagrebit.

Ndërkaq, para se të transferohej në Belgjikë te skuadra e Genk, Hasi zhvilloi disa ndeshje për klubin kroat, NK Samobor.

Trajneri kosovar luajti në Genk nga viti 1998 deri në vitin 2000 ku edhe u transferua te skuadra holandeze, RSC Anderlecht.

Problemet e ijeve dhe gjurit e kufizuan Hasin në 11 paraqitje në ligë dhe katër ndeshje në Kupën UEFA në 2002–03, megjithatë, ai u kthye në gjendje fizike për të ndihmuar Anderlechtin të rifitonte titullin e Belgjikës sezonin e ardhshëm.

Në sezonin 2004–05, ai pësoi këputje të ligamenteve në gjurin e tij të majtë dhe ishte jashtë për tre muaj, kur u kthye ai u kufizua në vetëm 14 paraqitje pasi Anderlecht humbi edhe titullin.

Hasi u transferua te Lokeren (klub belg) gjatë sezonit 2005–06. Më 11 qershor 2007, ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Cercle Brugge.

Kjo ishte karriera futbollistike e Hasit si lojtar aktiv ndër vite, por përveç kësaj, tekniku kosovar ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Besnik Hasi, Albania (Photo by Matthew Ashton/EMPICS via Getty Images)

Shqipëria

Më 15 nëntor 2000 , Hasi bëri debutimin e tij me Shqipërinë në një ndeshje miqësore kundër Maltës pasi hyri si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Devi Mukës dhe ai ishte një nga shqiptarët e parë të Kosovës që luajti për Shqipërinë. Hasi mori nënshtetësinë shqiptare më 21 shkurt 2001.

 

Kosova

Gjashtë muaj pasi u tërhoq nga futbolli me Kombëtar me Shqipërinë, më 15 qershor 2007, Hasi bëri debutimin e tij me Kosovën në një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite pasi u emërua në formacionin titullar dhe si kapiten i skuadrës.

Hasi përveç punës si futbollist aktiv në skuadra të njohura dhe Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, kishte një karrierë menaxheriale të bujshme me skuadra të njohura.

Hasi drejtoi skuadrën e Anderlechtit, Legia Varshavës, Olympiacosit dhe të klubeve nga Arabia Saudite Al-Raed në vitin 2018 dhe i skuadrës Al-Ahli në vitin 2021.

Karriera menaxheriale e Besnik Hasit:

Anderlecht

Hasi doli në pension në fund të sezonit 2007–08 si lojtar kativ dhe u bë ndihmës menaxher i ish-klubit të tij RSC Anderlecht.

Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin në vitin 2008. Më 10 mars 2014, Hasi zëvendësoi John van den Brom si trajner kryesor. Pas dy sezonesh e gjysmë me klubin, Hasi u shkarkua më 26 maj 2016 pasi humbi titullin e ligës nga rivalët Club Brugge.

Legia Varshavë

Më 4 qershor të vitit 2016, Hasi u emërua menaxher i ri i Legia Varshavës. Për shkak të rezultateve të dobëta, veçanërisht humbjes së thellë 6–0 në shtëpi nga Borussia Dortmund në UEFA Champions League 2016–17, Hasi u lirua nga detyrat e tij më 18 shtator 2016.

Olympiacos

Më 9 qershor 2017, tekniku kosovar u zbulua si trajneri i ri i skuadrës greke Olympiacos, duke lidhur një kontratë dyvjeçare me vlerë 600 mijë euro në vit.

Bordi e zgjodhi atë mbi kandidatët e tjerë bazuar në përvojën e tij në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, me objektivin për të udhëhequr Reds në fazën e grupeve të kompeticionit pas një viti mungesë. Arritja u realizua zyrtarisht më 22 gusht të vitit 2017, pasi skuadra arriti një fitore të përgjithshme 3–1 (2–1 në shtëpi dhe 1–0 jashtë) ndaj Rijekës në play-off të kompeticionit .

I kritikuar për stërvitjen e tij nën standarde mbrojtëse dhe menaxhimin e lojtarëve, Hasi u lirua nga detyrat e tij më 25 shtator 2017, për shkak të një vargu rezultatesh negative duke përfshirë një humbje 2–3 në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Sporting CP, dhe ndeshjet e njëpasnjëshme të ligës pa fitore, duke kulmuar me një humbje 3–2 jashtë fushe ndaj rivalëve të vjetër AEK.

Arabia Saudite

Më 26 korrik 2018, Hasi u emërua menaxher i klubit të Arabisë Saudite Al-Raed.

Gjatë sezonit 2019–20, Hasi drejton Al-Raed në vendin e pestë, ku edhe u largua nga ta.

Më 6 qershor 2021, Besniku u emërua menaxher i Al-Ahli . Ai u shkarkua më 4 mars 2022 pas një humbjeje 1–0 ndaj Al-Ettifaq.

Nga këto që lexuat, a është Besnik Hasi vërtetë trajneri i përshtatshëm që Kosovën mund ta dërgojë në Evropian apo Botëror? Kjo mbetet si një pyetje e hapur derisa ta shohim trajnerin kosovar në stolin e ‘Dardanëve’. |Periskopi – Ideal Sufaj|

Shënim: Disa nga të dhënat që keni lexuar në këtë tekst janë të përdoruara nga Wikipedia dhe gjitha janë informacione të sakta , të bazuar dhe informacionet janë të përditësuar.

Shpërndaje në: