Raportohet se thirret mbledhje urgjente nga FFK, pritet shkarkimi i Alain Giresse

Raportohet se thirret mbledhje urgjente nga FFK, pritet shkarkimi i Alain Giresse

Humbja 2-1 nga Bjellorusia mbrëmë në Budapest pritet t’i kushtojë me punë trajnerit të Kosovës, Alain Giresse.

Klan Kosova me anë burimesh ka marrë vesh se francezi pritet të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, kategoria e burrave.

Ky medium raporton se në lidhje me çështjen kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi do të thërras një mbledhje urgjente.

Kosova nuk ka shënuar asnjë fitore në katër ndeshjet e para në kualifikimet për Euro 2024.

Mbrëmë, kombëtarja jonë megjithëse luajti më mirë në pjesën më të mirë të lojës se Bjellorusia, në fund pësoi humbje me rezultat 2-1.

Kosova kësisoji është me vetëm tri pikë në tabelë, dhe me gjasa minimale për kualifikim.

Nacionale nuk ka arritur që ta verifikojë një gjë të tillë deri në këto momente.

Shpërndaje në: