Giresse pas ndeshjes: Nuk ia dolëm, nuk e di nëse do vazhdojë
Kombëtarja e Kosovës ka humbur sonte nga Bjellorusia në udhëtim me rezultatin 2-1 dhe kjo tashmë është alarmuese për futbollin tonë.
Tashmë kemi veç tre pikë dhe jemi larg ëndrrës për kualifikimin në kampionatin evropian.
Ai thotë se kishte synim fitoren, por nuk ndodhi kështu.
“Kemi tentuar sikurse lojën e kaluar që të fitojmë dhe kishim të njejta qëllime si loja e kaluar”, tha fillimisht Giresse për SuperSport Kosova.
“Ne asnjëherë nuk kemi siguri se çka do të ndodhë. Unë kam folur sot në lojë, është e vërtetë që ska pasur shumë gjëra pozitive, por unë kam folur me lojtarët. Te shohim se çka do të ndodhë me mua në të ardhmen”, përfundoi ai.