Kosova ‘shoqe’ e Andorrës në grupin I’

Kosova ‘shoqe’ e Andorrës në grupin I’

Kombëtarja e Kosovës në futboll në rënie të lirë. Pas tri barazimeve dëshpëruese, “Dardanët” sonte regjistruan edhe humbjen zhgënjyese.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse pësuan humbje nga një ekip si Bjellorusia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Szusza Ferenc” përfundoi me rezultatin 2:1.

Pas kësaj humbje, Kosova ka humbur edhe pozitën e katërt në grup dhe tani është e parafundit.

“Dardanët” edhe pas barazimit me Rumaninë të premten e kaluar, regjistruan rënie nga pozita e tretë në të katërt.

Kosova, që ka grumbulluar vetëm tri pikë nga katër ndeshje, ndodhet në pozitën e pestë – ka pesë pikë më pak se pozita e dytë dhe shtatë më pak se pozita e parë.

Për Kombëtaren e Kosovës tani thuajse janë shuar tërësisht gjasat për njërën prej këtyre pozitave dhe kualifikimin në Evropian.

Shpërndaje në: