Konfirmohet: Milot Rashica nuk do të luajë sonte ndaj Bjellorusisë

Konfirmohet: Milot Rashica nuk do të luajë sonte ndaj Bjellorusisë

Milot Rashica do t’i mungojë sonte Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Lajmin për mungesën e Milot Rashicës e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Rashica kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Rumanisë.

Sulmuesi vushtrrias ishte zëvendësuar pas pjesës së parë.

“Lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Rumanisë ia pamundëson të luajë sonte përballë Bjellorusisë, por @milotrashica7 do të jetë në përkrahje të fuqishme të bashkëlojtarëve.

Sonte bashkë jemi tifoz Dardanë!”, ka shkruar Ademi.

Shpërndaje në: