Portieri i PSG-së zgjohet nga koma pas tre javësh

Portieri i PSG-së zgjohet nga koma pas tre javësh

Gruaja e Sergio Ricos, Alba Silva, ka konfirmuar se portieri i Paris Saint-Germain ka dalë nga koma.

Rico ka qenë në koma për tre javë pasi pësoi një aksident gjatë kalërimit në Andaluzi. Ai mori lëndime në kokë, transmeton Gazeta Express.

Javën e kaluar, me kërkesë të familjes së lojtarit, spitali “Virgen del Rocio” në Sevilla, ku po trajtohet Rico, tha se përditësimet e rregullta për gjendjen e portierit do të ndërpriten.

Përditësimin e fundit rreth gjendjes së 29-vjeçarit e dha gruaja e tij, e cila dha një lajm pozitiv.

“Më në fund mund të shohim fundin e tunelit. Ne po shkojmë atje hap pas hapi. E dija që në fillim se do ta kalonte sepse është kampion”, tha ajo për mediumin spanjoll “Telcinco”.

“Ne po ecim hap pas hapi. Duhet të kemi durim”, deklaroi Alba Silva.

Shpërndaje në: