Lionel Messi ka marr një ofertë nga MLS, e ardhmja e tij mbetet e hapur
Ka ardhur një propozim nga MLS për Lionel Messin, i cili tashmë ka marrë një ofertë zyrtare nga Inter Miami.
Është një propozim i gjatë, të paktën prej tre sezonesh, sipas asaj që MARCA ka mundur të mësojë, me një shumë të arsyeshme financiare, por që nuk i afrohet 400 milionë dollarëve në vit që ofron Al Hilal i Arabisë Saudite.
Messi do të ishte, lojtari më i paguar në MLS, kampionat që i lejon çdo skuadre të ketë tre lojtarë të paguar që tejkalojnë shumën e një milion dollarëve në pagesa vjetore.
Do të ishte, pra, oferta e dytë formale që Leo dhe shoqëruesit e tij kanë në tavolinë, pas asaj të përmendur nga Arabia Saudite.
Ekziston edhe opsioni për të shkuar te Barça, edhe pse kjo varet më shumë nga Barça sesa nga ai, pasi Leo ka dëshirë për t’u kthyer qartë, por Barcelona do të duhet të plotësojë disa kërkesa financiare.
Kujtojmë se Leo Messi nuk ka një shtëpi personale në Miami, por kompania e tij ka një shtëpi luksoze në qytet që e jep me qira dhe ka qëllime komerciale tani.
Në fund të fundit, kjo ofertë nga MLS tregon se e ardhmja e Leos është edhe më e hapur se kurrë.