“Reporterët pa Kufij” thirrje MINT: Anuloni vendimin për Klan Kosovën

“Reporterët pa Kufij” thirrje MINT: Anuloni vendimin për Klan Kosovën

Një prej organizatave më të madhe për mbrojtjen e lirisë së mediave “Reporterët pa Kufij” ka reaguar ndaj vendimin të institucioneve të Kosovës për t’ia hequr licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.

Në reagim zyrtar kanë kërkuar që ministrja Rozeta Hajdari të anuloj vendimin e saj për anulimin e certifikatës së biznesit, veprim ky i cili mund të çoj në pengimin e transmetimit të Klan Kosova.

“Reporterët pa Kufinj janë thellë për suspendimin e licencës së biznesit për klan Kosova, vendim i marrë mbi baza të lëkundura ligjore”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij.

Sot lidhur me këtë vendim të Ministrisë së Tregtisë ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Ai tutje ka thënë se vazhdimi i procedurave të tjera duhet të jetë një proces fer dhe nuk duhet të rrezikojë ngritjen impresive të Kosovës në nivelin global të lirisë së mediave./GazetaExpress/

 

 

 

Shpërndaje në: