Flet Munishi: Jo vetëm Superligën, synojmë edhe Evropën me Ferizajn
FC Ferizaj njoftoi zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me Ismet Munishin.
Trajneri i njohur me “Ujqit” ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.
Pas nënshkrimit të kontratës, Munishi tha se klubi do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion të Superligës, pavarësisht se do të garojë në Ligën e Parë.
Ai gjithashtu u shpreh se me Ferizajn synojnë daljen në garat evropiane.
“FC Ferizaj pavarësisht që do të garojë në Ligën e Parë, jam i bindur se do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion të Superligës. Projekti është shumë serioz. Ne e synojmë jo vetëm Superligën, por edhe Evropën në një periudhë të afërt”, tha Munishi.