Zbulohet favoriti për ta fituar Topin e Artë, menjëherë pasi përfundoi finalja e Ligës së Kampionëve – nuk është Haaland

Zbulohet favoriti për ta fituar Topin e Artë, menjëherë pasi përfundoi finalja e Ligës së Kampionëve – nuk është Haaland

Lionel Messi është ende favoriti për të fituar Topin e Artë 2023 përpara Erling Haaland, pavarësisht suksesit historik të Manchester City, që po ashtu kompletoi tripletën.

Argjentinasi njoftoi këtë javë se pasi siguroi titullin e Ligue 1 me PSG-në, ai do të largohet nga klubi francez për t’iu bashkuar skuadrës MLS, Inter Miami.

Përveç fitimit të kampionatit të Ligue 1, sezoni i Messit përfshinte edhe fitoren e Argjentinës në Kampionatin Botëror, pasi 35-vjeçari u shpall lojtari i turneut në Katar.

Këto arritje e kanë vënë superyllin argjentinas si kryesues për të fituar Topin e Artë për vitin 2023, me Paddy Power që e bën atë favoritin me shanset 8/15 për të fituar çmimin për herë të tetë.

Messi është përpara yjeve të Manchester Cityt, Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne, të cilët renditen respektivisht me shanset 11/8 dhe 11/1 për të fituar Topin e Artë.

Haaland ka fituar tashmë çmimin e Lojtarin të Vitit në Angli dhe është emëruar Lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier, falë 52 golave ​​të tij për Manchester City në sezonin e tij të parë me klubin.

Shanset aktuale për të fituar Topin e Artë për vitin 2023:

Lionel Messi 8/15

Erling Haaland 11/8

Kevin De Bruyne 11/1

Karim Benzema 80/1

Harry Kane 80/1

Kylian Mbappe 80/1.

Shpërndaje në: