Prokurimi i Ministrisë së Infrastrukturës “shtet n’ veti”, nuk ia vet letrat KRPP-së për tenderin 38 milionësh

Prokurimi i Ministrisë së Infrastrukturës “shtet n’ veti”, nuk ia vet letrat KRPP-së për tenderin 38 milionësh

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fituesit e tenderit “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, Prishtinë- Besi – Podujevë.

Pesë kontrata po metohët të nënshkruhen në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke u favorizuar kompani të ndryshime. Pasi janë zgjedhur fituesit, (shumica dosta të zyrtarëve të ministrisë), procedura tenderuese ndodhet në fazën e ankesave.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka konfirmuar një raportim të Periskopit të cilin e ka bërë ditë më parë, se zyra e prokurimit të ministrisë ka vendosur një kriter të kundërligjshëm në dosjen e tenderit për këtë procedurë të prokurimit.

KRPP-ja ka lëshuar një opinion për ministrinë, duke i kërkuar që të përmirësojë një kriter të vendosur në procedurën tenderuese, por se prokurimi i Ministrisë që udhëhiqet nga Nexhat Krasniqi nuk e ka përfillur.

Periskopi ka pasur qasje në këtë opinion në të cilën KRPP-ja ka shkruar se një ndër kushtet që duhet plotësuar është se “Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme përgjate periudhë tre-vjeçare” dhe jo siç e ka vendosur ministria kriterin ku ka shkruar  se kompania duhet “ të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata te ngjashme, (ndertim i ulet), nga data e publikimit te Njoftimit për kontratë”.

Pra siç shihet Ministria nuk ka  specifikuar përiudhën kohore, gjë e cila është një kundërshtim me ligjin.

“Rekomandohet Autoriteti Kontraktues Ministria e Infrastrukturës, që me rastin e vendosjes së kërkesave/dëshmive për pjesëmarrje dhe kualifikuese të veprojnë pajtim me nenit 69.6.2 të LPP-së i cili specifikon “listën me të cilën specifikohen të gjitha projektet e punëve dhe aktivitetet ndërtimore të realizuara në periudhën e shkuar trevjeçare, të përcjella me certifikata për kryerje dhe/ose përfundim të kënaqshëm të projekteve…”, thuhet në rekomandim.

Opinioni i KRPP-së

Lidhur me këtë kriter antiligjor, Periskopi ka raportuar më datë 16 janar 2023.

Ani pse e ka lëshuar një opinion-rekomandim, megjithëkëtë, KRPP-ja e ka kapur problemin kah “bishti”, lidhur më këtë tender.

Periskopi u ka bërë një analizë kritereve përzgjedhëse që janë vendosur nga ministria për të përcaktuar fituesit. Nga të gjeturat, ka rezultuar se prokurimi i Ministrisë ka vendosur kritere vlerësuese për dhënie të kontratës që janë në kundërshtim Ligjin e Prokurimit Publik.

Lidhur më këtë skandal nuk ka reaguar KRPP-ja. Të paktën nuk ka diçka zyrtare që mund të këtë provuar për ta ndaluar.

Ndryshe nga herët tjera, tenderi ‘ekonomikisht më i favorshëm’ – kriter që rrallë aplikohet në Kosovë, është përcaktuar si kriteri i dhënies së kontratës 38 milionëshe, në të cilën Ministria Infrastrukturës në përzgjedhjen e kandidatit pretendoi për një qasje kosto-efikasitetit në vend se vetëm të çmimit për shpërblim të një kontrate.

Pra, Ministria ka vendosur që të procedojë ‘Tenderi ekonomikisht më i favorshëm’ (TEMF) dhe te shkojë drejtpërdrejt më vlerësim të dhënies së kontratës, por kriteret që i ka vendosur në vlerësim për dhënie të kontratës, janë kritere që kanë të bëjnë një tjetër proces të përzgjedhjes.

Dallimi midis kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve të dhënies duhet të jetë i qartë, pasi që dy llojet e kritereve përdoren në faza të ndryshme të vlerësimit, që shërbejnë për qëllime të ndryshme.

Periskopi ka gjetur se tri nga pesë kriteret për vlerësim të dhënies së kontratës, kanë të bëjnë më kritere të përzgjedhjes dhe si të tilla, nuk është dashur të vendosen për vlerësim, pasi Ministria ka vendosur direket vlerësim për dhënie të kontratës.

Cilat kritere vlerësuese janë në kundërshtim me ligjin?

Kërkesa “Përvoja e kompanisë (referencat)”  përcaktohet ne nenin 69 te Ligjit për Prokurim Publik, është kriter kualifikimi dhe jo kriter për dhënie kontrate.

“Përvoja e stafit”, edhe kjo përcaktohet ne nenin 69 te LPP dhe është kriter kualifikimi.

“Pajisjet” – përcaktohet në nenin 69 te LPP është kriter për kualifikimi.

Kriteret e përzgjedhjes – zbatohen për të përcaktuar se cilët operatorë ekonomikë (ofertuesit ose kandidatët) janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të përmbushur kontratën. Ato i përgjigjen pyetjes: “Kush mund të kryej punën?”.

Kriteret e dhënies – zbatohen për të përcaktuar se cili tender i cili plotëson specifikimet e përcaktuara dhe kërkesat (nga ata që janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të kryer kontratën) ofron zgjidhjen më të mirë.

Dallimi në mes të ‘kritereve te përzgjedhjes‘ dhe ‘kritereve te shpërblimit’ është mjaft i rëndësishëm.

Kriteret e përzgjedhjes përqendrohen në “ofertuesit” dhe kriteret e dhënies përqendrohen në “ofertën”. Një dallim i qartë në mes të dy kritereve duhet te ruhet në të gjithë procesin e prokurimit./Periskopi/

Artikullin për të cilin Periskopi pati raportuar rreth këtyre skandaleve, mund ta lexoni këtu:

38 milionë për rrugën Prishtinë – Podujevë: Ministria e Liburn Aliut tenton ta vlerësojë me kritere të jashtëligjshme tenderin

 

 

 

Shpërndaje në: