Kush e mbolli farën anti-amerikane në Shqipëri dhe Kosovë?
Nga Kreshnik Spahiu
Përfundimisht, histeria anti-amerikane në Tiranë dhe Prishtinë kanë rrëzuar mitin e shqiptarve si populli më pro-amarikan në botë.
Rrjetet sociale kanë shpërthyer me sharje, kërcënime dhe ofendime kundër: Biden, Blinken, Escobar, Hill, Jeaffry, Kim dhe çdo diplomati amerikan.
Mijëra shkrime dhe komente anti-amerikane me ofendime nga më të ndryshme.
Të gjithë komentet dhe debatet kanë katër të përbashkëta:
1- Kamuflohen në emër të sovranitetit të Kosovës apo Shqipërisë.
150 Tons of Oil Released Into Dnieper River Following Destruction of Kakhovka Dam
Keep Watching
2- Justifikohen se Amerika është e korruptuar s’po bën asgjë për Kosovën dhe Shqipërinë.
3- Orjentohen drejt aleancave të reja ose kundër gjithë perëndimit nën sloganin edhe “Eurpa kurvë” na copëtoi.
4- Të gjithë personat që mallkojnë Amerikën i përkasin Vetëvendosjes së Albin Kurtit në Kosovë ose partisë së Sali Berishës në Shqipëri.
Në vazhdim të analizës lind pyetja:
Pse kaq shumë urrejtje kundër perëndimit: Legjitime apo e sponsorizuar?
Dobrica Qosiq, babai i nacionalizmit serb ne vitet 90, parashikonte rrugen se si Serbia mund ta rifitoj Kosoven: “Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e evropiane. Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë. Kur të vjen ai moment, atëherë ngjallet shpresa serbe.”
Dje gazeta më e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung paralajmëronte: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit.
Por kjo çfarë ka ndodhur në Prishtinë dhe Tiranë s’është fillimi dhe nuk është ngjarje e shkëputur. Kjo është ajo çfarë duket në media. Zullumi anti-amarikan në Tiranë dhe Prishtinë ishte fryrë aq shumë saqë u derdh dhe këputi çdo fije diplomatike.
Mardhëniet e Albin Kurtit dhe Berishës kundër Amerikës kanë mbi dy dekada të krisura.
Berisha nga 1996-2005 nuk u lejua të hynte në SHBA, ndërsa Albin Kurtit dy herë iu refuzua viza amerikane kur ishte në opozitë.
Sot në Prishtinë i dërguari SHBA Gabriel Escobar deklaroi se: “Ne mbështesim Kosovën, jo Albin Kurtin. Ai ka probleme serioze me SHBA”
Fatmirësisht SHBA dhe BE kanë identifikuar që problemi me Amerikën dhe Europën nuk është tendenca anti-perendimore e shqiptarve por roli i dy individëve që kanë mbjell farën kundër perëndimit.
Të dy kanë shpikur kauzën e sovranitetit dhe këtë nuk e kanë problem në raport me Rusinë, Kinën, Serbinë apo Greqinë. Të dy i shpallin luftë vetëm perëndimit nën maskën e cënimit të surratit “sovran”.
Kombi shqiptar që nga 28 Nëntor 1912 nuk ka njohur kurrë një valë dhe frymë anti-amerikane, madje edhe Enver Hoxha ishte më i moderuar sepse ishte kundër kapitalizmit dhe imperializmit.
Madje Enveri luftën që i shpalli Amerikës, ja bëri në mënyrë propocionale edhe Kinës, Rusisë, Jugisllavisë dhe gjithë plantetit, ndryshe nga Albini dhe Berisha që konfliktin e kanë vetëm me SHBA.
Albini dhe Berisha e përsërisin shpesh që i voton populli shqiptarë dhe nuk i emëron ambasadori amerikan, dhe çuditërisht kurrë s’ja përmendin emrin ambasadorit rus.
A keni parë ndonjë herë kryeministrin e Tajvanit të përplaset me Washingtonin dhe të kërkojë mos i cënohet sovraniteti politik?
Sigurisht që jo, sepse nëse Amerika largohet, Tajvani e humb sovranitetin nga Kina pë 24 orë.
E keni dëgjuar të luftoj Berisha në emër sovranitetit kundër Greqisë, në Himarë apo detin Jon?
Sigurisht që jo, sepse me Greqinë nuk ka mision, kundër Amerikës është shkolluar dhe rekrutuar 50 vjet më parë, atëhere kur askush nuk kalonte dot kufirin për të fluturuar drejt Parisit, Beogradit dhe Moskës.
Regjimet politike kanë krijuar turbulenca në vakumin e traditës kombëtare për të krijuar miq dhe partner të qëndryeshëm për kombin tonë.
Regjimet na kanë bërë vëllezër në 100 vitet e fundit me turqit, kinezët, grekët, serbët, rusët, gjermanët, amerikanë.
Fatmirësisht perëndimi nuk po na largon si komb këtë rradhë por ka vendosur të largojë dy individë të cilët mbollën farën kundër perëndimit 30 vitet e fundit në dy shtetet shqiptare.
A ju kujtohet: “Rugova në kulmin e luftës zgjidhte paqen dhe aleancën me Amerikën, ndërsa Albini në kulmin e paqes zgjedh luftën dhe izolimin nga Amerika”.