Tenderi për Podujevë: Rekomandohen për kontratë dostat e kafenesë së shefit të prokurimit dhe zëvendësministrit të MMPHI-së
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e drejtuar nga Liburn Aliu, ka shpallur fituesit për tenderin që do t’i hap rrugë zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë. Periskopi, ka gjetur që kompanitë të cilat janë rekomanduar për kontratë janë të afërta më autoritete e ministrisë. Ditë më parë, Periskopi u ka bërë një analizë kritereve përzgjedhëse që janë vendosur nga Ministria në mënyrë që të përcaktohen fituesit për këtë tender. Nga të gjeturat, ka rezultuar se Prokurimi i Ministrisë, ka vendosur kritere vlerësuese për dhënie të kontratës që janë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Se ato kritere janë të kundërligjshme e kanë konfirmuar edhe rreth dhjetë ekspertë që merren me çështjet e prokurimit në baza ditore.
Prokurimi i MMPHI që udhëhiqet nga Nexhat Krasniqi ka nxjerr fituesit e tenderit “Zgjerimi i rrugës nacionale, Prishtinë – Besi – Podujevë”. Fituesit janë pronarët dhe menaxherët e disa kompanive më të cilët zyrtari Krasniqi shihet në kafene më ta thuajse çdo ditë.
Totali i ofertave të rekomanduara kapë vlerën prej 34.2 milionë euro.
Për lot 0 është rekomanduar Grupi Operatoreve Ekonomik: “Pro& Co Group” Shpk; “Levantia Ingenieria Y Construccion sl” në vlerë prej 6. 484, 854, 58 euro.
Për lot 1, Grupi Operatorëve Ekonomik “2 A Group” Shpk; “Vega” shpk, në vlerë prej 8, 447, 477.70 euro.
Për lot, 2 Grupi Operatorëve Ekonomik “Bujar Shabani B.I” ; “Kosova Asfalt” Shpk’; “Bageri-1” Shpk; “El-Bau” Shpk, në vlerë prej 8, 644, 259.75 euro.
Për lot 3 Grupi Operatorëve Ekonomik “Agbes Construksion” Shpk; “Arbotec”. Shpk; “Geo Construction” Shpk; “Mineral L.L. C”; “MB Group” Shpk, në vlerë prej 9, 254, 811. 42 euro.
Për lot 5 Grupi Operatorëve Ekonomik “Beni- Com” Shpk; “Saba Belca” -Dega në Kosovë; “Sherif” Shpk, në vlerë prej 1, 443, 784. 50 euro.
Në garë kanë qenë rreth 25 subjekte, kryesisht kompani në konzorcium.
Pronari i kompanisë së rekomanduar për Lot O, “Pro& Co Group”, ai i kompanisë “2 A Group” i rekomanduar për lot 1, dhe menaxheri i kompanisë “Arbotec”, i rekomanduar për lot 3, shihen në kafene në Prishtinë kokë më kokë me menaxherin e prokurimit të MMPHI-së, Nexhat Krasniqi. Madje, nganjëherë të gjithë se bashku në një tavolinë. Janë parë edhe në kohën sa ka qenë në rivlerësim ky tender.
Tashmë nuk është sekretë që biznesmeni, Bujar Shabani është shok më zëvendësministrin, Hysen Dumrishi. Ketë e ka pranuar vet Durmishi. Për lot, janë rekomanduar kompanitë e Shabanit “Bujar Shabani B.I” ; “Kosova Asfalt” Shpk’; “Bageri-1” Shpk.
Përzgjedhja më kritere të kundërligjshme
Ndryshe nga herët tjera, tenderi ‘ekonomikisht më i favorshëm’ – kriter që rrallë aplikohet në Kosovë, është përcaktuar si kriteri i dhënies së kontratës 38 milionëshe, në të cilën Ministria Infrastrukturës në përzgjedhjen e kandidatit pretendoi për një qasje kosto-efikasitetit në vend se vetëm të çmimit për shpërblim të një kontrate.
Pra, Ministria ka vendosur që të procedojë ‘Tenderi ekonomikisht më i favorshëm’ (TEMF) dhe te shkojë drejtpërdrejte më vlerësim të dhënies së kontratës, por kriteret që i ka vendosur në vlerësim për dhënie të kontratës, janë kritere që kanë të bëjnë një tjetër proces të përzgjedhjes.
Dallimi midis kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve të dhënies duhet të jetë i qartë, pasi që dy llojet e kritereve përdoren në faza të ndryshme të vlerësimit, që shërbejnë për qëllime të ndryshme.
Kriteret duhet të përcaktohen me peshë sipas rëndësisë relative, me përqindje ku të gjitha nënkriteret përbërëse arrijnë në 100 %. Kështu ka vepruar edhe ministria.
Siç shihet nga Dosja e tenderit, për vlerësimin e dhënies së kontratës, janë vendosur 5 kritere vlerësuese më poentim.
Ministria ka përcaktuar si kritere të shpërblimit: 1. çmimi që do të vlerësohet më 60 pikë, 2. Përvoja për punë të ngjashme -10 pikë. 3 Përvoja e stafit kryesor të propozuar– 10 pikë, 4 Pajisjet dhe mekanizimi -10 pikë, dhe 5, Plani dinamik -10 pikë.
Janë vendosur edhe nënkriteret të cilat do t’i sqarojmë më poshtë.
Periskopi ka gjetur se tri nga pesë kriteret për vlerësim të dhënies së kontratës, kanë të bëjnë më kritere të përzgjedhjes dhe si të tilla, nuk është dashur të vendosen për vlerësim, pasi Ministria ka vendosur direket vlerësim për dhënie të kontratës.
Cilat kritere vlerësuese janë në kundërshtim më ligjin?
Kërkesa: “çmimi” ka qenë në përputhje më ligjin.
Kërkesa “Përvoja e kompanisë (referencat)” përcaktohet ne nenin 69 te Ligjit për Prokurim Publik, është kriter kualifikimi dhe jo kriter për dhënie kontrate.
“Përvoja e stafit”, edhe kjo përcaktohet ne nenin 69 te LPP dhe është kriter kualifikimi.
“Pajisjet” – përcaktohet në nenin 69 te LPP është kriter për kualifikimi.
Kërkesa për “Plani Dinamik” ka qenë në rregull.
Kriteret e përzgjedhjes – zbatohen për të përcaktuar se cilët operatorë ekonomikë (ofertuesit ose kandidatët) janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të përmbushur kontratën. Ato i përgjigjen pyetjes: “Kush mund të kryej punën?”.
Kriteret e dhënies – zbatohen për të përcaktuar se cili tender i cili plotëson specifikimet e përcaktuara dhe kërkesat (nga ata që janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të kryer kontratën) ofron zgjidhjen më të mirë.
Dallimi në mes të ‘kritereve te përzgjedhjes‘ dhe ‘kritereve te shpërblimit’ është mjaft i rëndësishëm.
Kriteret e përzgjedhjes përqendrohen në “ofertuesit” dhe kriteret e dhënies përqendrohen në “ofertën”. Një dallim i qartë në mes të dy kritereve duhet te ruhet në të gjithë procesin e prokurimit.
Çka thotë ligji?
Në neni 65 – 71 të Ligjit për Prokurim Publik, janë dispozita te ligjit qe ndërlidhen me kualifikimin e kompanisë (kriteret e përzgjedhjes).
Sipas nenit 25.5 te Rregullores se prokurimit, Kriteret e përzgjedhjes ‘në asnjë mënyrë nuk mund të përdorën si kritere të dhënies së kontratës, nuk mund të kenë peshë të caktuara dhe janë kërkesa të vlerësimit’.
Kriteret e dhënies janë te përcaktuara ne nenin 52 të këtij ligji dhe ndërlidhen me cilësinë, çmimin, meritat teknike, estetike, dhe karakteristikat funksionale, karakteristikat e mjedisit, shpenzimet rrjedhëse, efektiviteti i kostos, shërbimet e pas-shitjes dhe asistenca teknike.
Kriteret minimale për kualifikim (kriteret e përzgjedhjes) nuk përdoren si kritere në procesin e dhënies së kontratës. Pra, siç e shpjeguam edhe më lart, Ministria e Infrastrukturës ka përdorë kriteret e përzgjedhjes për kritere të dhënies.
SQARIME SHTESË:
Dispozitat e LPP –Neni 51 i LPP: Njoftimi i Kritereve të Përzgjedhjes
Autoriteti kontraktues duhet të theksojë në njoftimin e kontratës dhe të përcaktojë në tërësi në dosjen e tenderit të gjitha kriteret e përzgjedhjes që një operator I interesuar ekonomik duhet ti përmbushë për tu konsideruar si i kualifikuar: (i) në rast të procedurave të hapura dhe procedurave të kuotimit të çmimit për dhënien e një kontrate; ose (ii) në rast të procedurave të kufizuara ose procedurave konkurruese me negociata , për të pranuar një ftesë për tenderim. Të gjitha kriteret e përzgjedhjes duhet të kufizohen vetëm në kriteret e nevojshme për të siguruar se vetëm operatorët ekonomik që posedojnë aftësitë e nevojshme profesionale, financiare dhe teknike për ti përmbushur kushtet e kontratës përkatëse do të konsiderohen të kualifikuar për të marrë një kontratë të tillë ose për marrjen e ftesës për tenderim. Në asnjë rast, autoriteti kontraktues nuk duhet që të përfshijë, saktësojë ose përdorë kritere të përzgjedhjes që bazohen në konsiderata të tjera përveç atyre të lejuara nga dispozitat e neneve 65-70 të këtij ligji.
Neni 52 i LPP: Njoftimi i kritereve për dhënien e kontratës
Vetëm kriteret e matshme dhe të cilat paraprakisht janë përcaktuar në dosjen e tenderit mund të shfrytëzohen për vlerësim. Autoriteti kontraktues mund të përdorë vetëm kritere që janë relevante në mënyrë direkt me lëndën e kontratës. Kritere të tilla janë por nuk kufizohen në lidhje me: cilësinë, çmimin, meritat teknike, estetike, dhe karakteristikat funksionale, karakteristikat e mjedisit, shpenzimet rrjedhëse, efektiviteti i kostos, shërbimet e pas-shitjes dhe asistenca teknike.
Dispozitat e Rregullores se Prokurimit: Neni 25 Kriteret e përzgjedhjes
25.1 Sipas Nenit 56 të LPP, një OE do të konsiderohet i kualifikuar për pjesëmarrje në aktivitet të prokurimit nëse:
- Një OE vërteton të jetë i përshtatshëm sipas nenit 65 të LPP-së duke ofruar dëshmi të kërkuara nga autoriteti kontraktues dhe
- Një OE i tillë, në rast që AK ka përcaktuar kërkesa minimale për kualifikim, përmbush kërkesat e tilla dhe e dëshmon atë duke ofruar dëshmi të kërkuara nga autoriteti kontraktues në përputhshmëri me nenet 64 deri në 69 të LPP-së.
25.2 Kërkesat e pranueshmërisë, gjithnjë duhet të përmbushen nga OE.
25.3 Kërkesat minimale të kualifikimi, mund të përcaktohen nga AK kur AK konstaton se është e nevojshme për të siguruar që vetëm OE që posedojnë aftësi të caktuara profesionale, financiare ose teknike do të marrin pjesë në konkurrencë për kontratë.
25.4 “Kriteret e përshtatshmërisë” dhe “kërkesat minimale të kualifikimit” së bashku karakterizohen si “Kritere të Përzgjedhjes”. Kritere e Përzgjedhjes janë kërkesa që një OE duhet të përmbushë për të konsideruar i kualifikuar për dhënie të kontratës publike.
25.6 Të gjitha kërkesat minimale për kualifikim do të jenë drejtpërdrejtë relevante dhe proporcionale për objektin e kontratës në fjalë.
25.5 Kriteret e përzgjedhjes:
- në asnjë mënyrë nuk mund të përdorën si kritere të dhënies së kontratës
- nuk mund të kenë peshë të caktuara;
- ato janë kërkesa të vlerësimit Kalon/Nuk kalon.
27.3 Nëse kriteri është ‘tenderi ekonomikisht më i favorshëm’, kontrata duhet ti jepet tenderit i cili më së miri përmbushë kriteret relevante. Përveç çmimit AK mund të përfshijë kritere tjera relevante për lëndën e kontratës, siç janë:
- Karakteristikat e cilësisë
- Kostot Operative, të mirëmbajtjes dhe kosto tjera të jetë-gjatësisë
- Karakteristika funksionale, teknike, mjedisore, estetike ose të ngjashme
- Shërbimi i pas-shitjes dhe asistencës teknike
27.10 Kriteret minimale për kualifikim (kriteret e përzgjedhjes) nuk përdorën si kritere në procesin e dhënies së kontratës. Tenderuesit do të konsiderohen të kenë përmbushur kërkesat minimale në lidhje me kapacitetin e tyre për të përformuar kontratën që do të thotë që kriteret në lidhje me përvojat paraprake dhe historikut të kompanisë nuk do të shihen si kritere në procesin e dhënies së kontratës.
ÇKA KUPTOHET TUTJE?
Pra, siç shihet Ministria e Infrastrukturës ka përdorë kriteret e përzgjedhjes dhe jo kriteret e dhënies të: “Përvoja për punë të ngjashme”, “Përvoja e stafit kryesor të propozuar”. Ne DT ceket përvoja e ofertuesit me te mire te vlerësuar dhe stafit kryesorë profesional pas diplomimit për ofertuesin e vlerësuar maksimalisht.
Këtu mund të parashtrohet pyetja, edhe sikur ky kriter të lejohej të vlerësoje me pikë, me çfarë kriteri do te vlerësohet? Cili vlerësohet më mirë?
Po ashtu, edhe tek kriteri që do të këtë 10 pikë “Pajisjet dhe mekanizimi”, i cili është i vendosur në kundërshtim më nenin 69 të LPP-së, ne DT ceket Pasjet dhe mekanizimi e ofertuesit që ka më shumë në pronësi. Edhe sikur ky kriter te lejohej te vlerësohej, për cilat pajisje?
Pra kriteret janë përcaktuara në kundërshtim me dispozitat e Ligjit dhe rregulloren e prokurimit.
Pos që është shkelur ligji, kjo i ka mundësuar të ministrisë që vlerësimi të jetë shumë subjektiv.
Ndonëse kompanitë kanë pasur shumë kërkesa për sqarime lidhur më kriteret e vendosura në dosjen e tenderit, asnjë nga to nuk është ankuar për kriteret e vlerësimit për dhënie të kontratës. Kjo më gjasë ngase kompanitë nuk kanë shumë njohuri lidhur me kriterin- e shpërblimit “Tenderi ekonomikisht me i favorshëm”.
Por, në ankesat tjera të cilat kryesisht kanë të bëjnë lidhur më makinerinë, ministria u është përgjigjur pozitivisht, duke bërë ndryshimet e kërkuara.
Pas shpalljes së fitueseve, pritet të ketë shumë ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit – OSHP sepse vetëm pas vlerësimit/shpërblimit kompanitë do te kuptojnë lojën e ministrisë.
Autoriteti Kontraktues -MMPHI ka vendosur edhe nënkriteret, të cilat po ashtu, janë peshohuar dhe në fund janë mbledhur.
Behët fjalë për Kualifikimet e stafit kryesor të propozuar: Menaxher i projektit -30 pikë, Udhëheqës i punishtes -25 pikë, Inxhinier i hidroteknikës -15 pikë, Gjeodeti -15 pikë, Inxhinier i komunikacionit -10 pikë, Inxhinier i elektroteknikës (drejtimi elektroenergjetikë ose energjetikës), 5 pikë. Për të gjithë stafin është kërkuar: Referencat për punët e mëparshme në lëmin e kërkuar të lëshuara nga punëdhënësit duke specifikuar verën e punëve dhe periudhën kohore. Në asnjërën prej pikave, nuk është theksuar numri i referencave, vlera e referencës, periudha kohore.
Kush do të merrte poena në këtë rast?
Mbi dhjetë ekspertë të prokurimit i patënë dhënë të drejë të gjetjeve të Periskopit për shkelje nga Ministria e Liburn Aliut.
Pos që ligji është shkelur ngase në dosjen e tenderit janë vendosur kritere të kundërligjshme për vlerësimin e ofertave, ministria ka shkelur afatin ligjor kohorë për vlerësimin e ofertave. Raporti i hapjes së tenderit është ngarkuar që më datë 24 gusht, ku kanë rezultuar 68 oferta, nga rreth 25 konsorciume të kompanive.
Ligji i Prokurimit Publik e ka përcaktuar qartë se kur përfundon vlerësimi i ofertave për një tender. Në fakt, kjo është e përcaktuar në legjislacionin sekondar tek “Rregullore nr. 001/2022 për prokurimin publik”. Neni 40 i kësaj rregullore flet për Ekzaminimin, Vlerësimin dhe Krahasimin e Tenderëve.
Pika 40.3 thotë se “Procedura për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve, dhe nxjerrja e njoftimit mbi vendimin e AK-së, do të kryhet nga AK brenda periudhës më të shkurtër të mundshme kohore dhe jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave. Vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të arsyetuara, në veçanti për kontratat e një natyre komplekse, kjo periudhë mund të zgjatet për një afat shtesë prej 20 ditësh. Procesi i vlerësimit të tenderit do të fillojë menjëherë pas përfundimit të procesit të hapjes së tenderëve”.
Pra, siç e kemi përmendur edhe më lartë, hapja e ofertave është bërë që më datë 24 shkurt, ose që afro 90 ditë.
Ajo që është shumë shqetësuese është se institucioni përgjegjës që mbikëqyrë zbatimin e LPP-së, Komisioni Rregulltiv i Prokurimit Publik -KRPP, nuk ka ndërhyrë në këtë rast, ani pse është përgjegjës nëse një Autoritet Kontraktues vendos kritere që janë në kundërshtim më LPP-në, ose më legjislacion sekondar
Është e pashmangshme që ky institucion të mos ketë vërejtur këtë shkelje nga ana e Ministrisë, pasi tenderi peshonte mbi 38 milionë euro, dhe KRPP e ka obligim ligjorë që në rast e vendosjes së kritereve diskriminuese të ndërhyjë tek Autoriteti Kontraktues.
Kjo është faza e parë e trajnimit për përdorim të kriterit TEMF, derisa KRPP, këtë vit do te vijoj të mbajë trajnime të njëjta, për zyrtaret e Autoriteteve Kontraktuese të cilët nuk janë të përfshirë në këtë fazë te trajnimit. /Mentor Buzhala -Periskopi/