Katër ushqime që janë të shëndetshme për zemrën

Katër ushqime që janë të shëndetshme për zemrën

Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Çdo ditë lexoni dhe dëgjoni aq shumë sa nuk dini më çfarë të besoni.

Studiuesit nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë kryen disa studime me qëllim që të sqarojnë saktësisht se çfarë ushqimesh duhet të hamë të gjithë për një zemër më të shëndetshme. Rezultatet treguan se këto 4 ushqime janë më të mirat për të mbrojtur zemrën tuaj.

Bajamet
Këto fruta të thata janë plot me yndyrna të pangopura, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL. Plus, është një burim i mirë i vitaminës E antioksiduese, e cila e mban sistemin tuaj imunitar të shëndetshëm.

Bajamet Shqiptare ndihmojnë në organizëm dhe jetëgjatësi

Mollët
E dini shprehjen “një mollë në ditë e mban mjekun larg”? Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se sa të mira janë mollët. Përveç kësaj, ky frut i veçantë dhe lëkura e tyre përmbajnë fibra të tretshme, të cilat pastrojnë muret e arterieve.

Parfum molle për femra. Parfum me erën e një molle - një tundim elegant

Boronica
Këto fruta të vogla blu kanë një antioksidant të quajtur pterostilbene, i cili mund të stimulojë qelizat e mëlçisë për të shpërbërë më mirë yndyrën dhe kolesterolin. Ato përmbajnë gjithashtu flavonoide, të cilat mund të ulin presionin e gjakut.

Boronicat/ Ja si t'i përdorni për uljen e tensionit të gjakut - inFokus

Kafe
Këtu mund të lehtësoheni, pasi është zbuluar se pirja e kafesë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Studiuesit zbuluan se pirja e kafesë shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë dhe pa rrezik të problemeve të zemrës si hipertensioni ose aritmitë.

Por mbani mend: shumë sheqer dhe shtimi i kremit mund të zvogëlojë përfitimet e kafesë.

Aparat kafe Ekspres me Cialde Inox +150 Bustina Dhuratë - ama Caffe

Shpërndaje në: