Barça e gatshme ta lejojë largimin e Albas si futbollist të lirë, tri klubet e mëdha në garë për spanjollin

Barça e gatshme ta lejojë largimin e Albas si futbollist të lirë, tri klubet e mëdha në garë për spanjollin

E ardhmja e Jordi Albas te Barcelona është e pasigurt.

34-vjeçari ka humbur vendin e tij si titullar i rregullt si rezultat i paraqitjeve të mira të Alejandro Baldes, teksa kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Me këtë dhe faktin që Alba është një nga lojtarët më të paguar në klub, ai mund të lëvizë përpara për të ndihmuar Barcelonën të menaxhojë vështirësitë e saj financiare.

Sipas “Sport”, Barça është e gatshme ta lërë spanjolli që të largohet si lojtar i lirë këtë verë.

Ai ka tërhequr interesimin e dy klubeve të mëdha italiane, Interit dhe Juventusit, kështu që një transferim drejt Serie A duket më i mundshëm, edhe pse Atletico Madridi raportohet se është gjithashtu i interesuar.

Pavarësisht kësaj, Alba dëshiron të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon. Këtë thuhet se ia ka komunikuar edhe presidentit të klubit, Joan Laportas.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të këtij sezoni.

Shpërndaje në: