Tabela në Superligë: Gjilani siguron pozitën e tretë, Malisheva mbijetesën, Ferizaj dhe ’89-shi synojnë barazhin
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani është shpallur sërish kampion i Kosovës pas fitores ndaj Ferizajt, si dhe falë humbjes së Dritës ndaj Malishevës.
Gjilani e ka siguruar pozitën e tretë, që ia mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane.
Ndërkaq, për pozitën e katërt deri në fund do të garojnë Dukagjini dhe Prishtina. Kjo pozitë mund t’i hyjë në punë njerës skuadër, për të siguruar daljen në Evropë.
Malisheva e siguroi edhe matematikisht mbijetesën, teksa për pozitën e barazhit do të “luftojnë” Ferizaj dhe Trepça ’89.
Siç dihet, Drenica është skuadra që ka rënë tashmë nga elita e futbollit kosovar.
Tabela pas javës së 35-të: