Salltaneti i Vjosa Osmanit në Kosovën e varfër, nga pozita e presidentes bleu dy super shtëpi në lagjen më të pasur në Prishtinë

Salltaneti i Vjosa Osmanit në Kosovën e varfër, nga pozita e presidentes bleu dy super shtëpi në lagjen më të pasur në Prishtinë

Në lagjen më luksoze në kryeqytet tek “Marigona Hill” shumë biznismen e politikan posedojnë shtëpi e banesa luksoze. Njëra prej tyre është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Periskopi.

Presidentja në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se në lagjen luksoze “Marigona Hill” ka ble dy shtëpi. Njëra kap vlerën 170 mijë euro, e cila është ble në vitin 2019 dhe ndërtimi i saj ka filluar në vitin e kaluar. Ndonëse shuma e shtëpisë figuron 170 mijë euro, presidentja ka deklaruar se ka borxh për këtë shtëpi veç 60 mijë euro. Në deklarimin e fundit të pasurisë, bashkëshorti i prsidentës, Prindon Sadriu e ka ble një shtëpi vlerën e së cilës e ka paraqitur 520 mijë euro. Siç ka deklaruar, kjo është ble pas shitjes së shtëpisë në Australi dhe asaj të prindërve./PERISKOPI

VIDEO E PLOTË:

Shpërndaje në: