Tifozët ofenduan në kor trajnerin Batatina, Ballkani përfundon në procedurë disiplinore
Skuadra e Ballkanit ka përfunduar në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo për shkak të ofendimeve në kor ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
Sipas arsyetimit, në minutat 13’, 29’, 32’ dhe 34’, tifozët e tyre, “Xhebrailat”, në kor kanë ofenduar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat 1 me 0, duke marrë kryesimin e tabelës në atë ndeshje.