Shqipëria njëra nga favoritet kryesore në garën për Eurovision
Kalimi i Shqipërisë në finalen e Eurovisionit tani do t’i takojë të kaluarës. “Duje” e Albina&Familja Kelmendi synon historinë në garën më të madhe të festivalit të këngës në Europë.
Kënga që u kualifikua mbrëmë si e para në finale po llogaritet si njëra nga favoritet kryesore për çmimin e madh që mbahet në Liverpool.
Atmosfera është fantastike brenda stafit dhe prezantimi i Shqipërisë ka marrë lëvdata nga mediat dhe shtetet pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe muzikore.
Shqipëria është futur në rrethin e ngusht dhe nesër mbrëmë do të synojë çmimin historik në Eurovision.
Bashkë me Shqipërinë në rrethin e ngusht të favoritëve llogaritet edhe Suedia, Finlanda, Austria e Norvegjia.
Andaj është e domosdoshme që nesër populli shqiptar kudo në botë të jetë unik dhe të ndikojë me votën e gjithsecilit që historia të shkruhet në Liverpool.