Prezantuesi i Oscars ia doli ta ironizojë 4 herë Presidentin Trump sa filloi spektakli
Fillimisht kur po prezantonte aktoren franceze Isabelle Huppert, kandidate për të fituar aktorja më e mirë, tha që ishte i lumtur që ligjet e reja e kishin lejuar të ishte e pranishme.
Hera e dytë kur prezantoi aktoren tjetër pretendente për këtë çmim, Meryl Streep, e cila nominohet për të 20-ën herë dhe e thirri atë aktore “të mbivlerësuar”, siç e quajti para ca kohësh presidenti Trump pasi ajo mbajti një fjalim kundër politikave të tij. Salla e Dolby Theatre u ngrit e gjitha…
Dhe pastaj pyetja… “Sa i bukur fustani! Është Ivanka?”
Dhe në fund, por jo për herë të fundit në mbrëmje, tha që duhej të përmendte që kjo është një mbrëmje çmimesh dhe ta linte presidentin të shkruante statuse në Twitter.