E goditi me kokë kundërshtarin dhe u ndëshkua me të kuq, Xhaka kërkon falje

E goditi me kokë kundërshtarin dhe u ndëshkua me të kuq, Xhaka kërkon falje

Ndeshja mes Baselit dhe Zurich, në xhiron e 32-të të kampionatit zviceran, ishte nshumë e “nxehtë”.

Një nga momentet e ndeshjes ishte kur Taulant Xhaka, goditi me kokë një kundërshtar, që të kujton Zidane në Kupën e Botës 2006.

Xhaka ka reflektuar për situatën dhe ka kërkuar falje për gjestin e tij.

Ja reagimi i Xhakës në rrjete sociale:

“Do të doja të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje në çdo formë për sjelljen time mbrëmë.

Ju më njihni si një lojtar emocional. Si dikush që nuk përmbahet, që jep gjithçka për ngjyrat e tij në fushë. Dhe ne lojtarët, gjithashtu, jemi njerëz prej mishi dhe gjaku që reagojmë emocionalisht në situata të caktuara. Në të njëjtën kohë, asnjë fyerje verbale në fushë, ndaj meje dhe familjes sime, nuk e justifikon një gafë të tillë nga ana ime. Si lojtar me eksperiencë dhe kapiten i kësaj skuadre kam një funksion model, sidomos në momente të vështira, gjë që fatkeqësisht nuk e kam shfrytëzuar në këtë situatë. Nuk mund ta zhbëj atë që ndodhi mbrëmë dhe sigurisht që do të përballem me pasojat për të mos e kontrolluar veten për një moment të shkurtër”, shkruan ai.

Shpërndaje në: