Kjo është lista e fituesve në “Oscar” (Foto)
Ndërsa, Casey Affleck është shpallur “Aktori më i mirë” për interpretimin e tij në rolin e Lee Chandler në filmin “Manchester by the Sea”. Një personazh me një dramë të fortë të brendshme që jeton me të shkuarën e tij tragjike teksa i duhet të ngushëllojë nipin e tij për humbjen e babait.
Ndërkohë çmimi “Aktorja më e mirë” ka shkuar për Emma Stone, e cila interpreton rolin e Mias, një vajzë e ardhur në Los Angelos duke kërkuar rrugën e saj të suksesit si aktore. Shpesh do jetë e vështirë për të të balancojë pasionin për profesionin që ka zgjedhur dhe dashuria për Sebastian.
Ishte Mahershala Ali ai i cili rrëmbeu “Oscar”-in e parë në edicionin e 89 të “The Academy Aëards” si “Aktori më i mirë joprotagonist”, për interpretimin e tij në “Moonlight”.
Të nominuar për këtë çmim ishin edhe Jeff Bridges, Hell or High Water; Lucas Hedges, Manchester by the Sea, Dev Patel, Lion, si dhe Michael Shannon, Nocturnal Animals.
Ali interpreton Juanin, një shpërndarës droge në Miamin e viteve ’80. Ndonëse shfaqet vetëm në pjesën e parë të filmit, personazhi i fuqishëm e spikat Mahershala Ali.
Çmimin për “Dokumentarin më të mirë” e mori “O. J.: Made in America”. Një dokumentar i regjisorit Ezra Edelman i bazuar në gjyqin, me gjasa më të bujshëm të fundit të shekullit 20 në Shtetet e Bashkuara. Historia e O.J Simpson e rrëfyer nga ngritja e karrierës së tij si një yll i futbollit amerikan, tek akuzat për vrasjen e ish-gruas dhe mikut të saj. Një rrëfim mbi krimin, mediat, famën e ligjin i treguar hollësishëm për më se 8 orë në këtë dokumentar të ndarë në seri.
Të nominuar për këtë çmim ishin edhe “Fire at Sea”; I Am Not Your Negro; Life, Animated; 13th.
Viola Davis ishte ajo që mori çmimin si “Aktorja më e mirë joprotagoniste”, për interpretimin e saj në filmin “Fences”. Ajo vjen në rolin e Rose Maxson, një bashkëshorte dhe mama e dedikuar, e cila përpiqet të mbështesë ambiciet e të birit, shpesh duke patur konflikte me të shoqin.
Të nominuar për këtë kategori ishin edhe Naomie Harris, Moonlight; Nicole Kidman, Lion; Octavia Spencer, Hidden Figures; Michelle Ëilliams, Manchester by the Sea.
Çmimin për “Filmin më të mirë të huaj” e mori “The Salesman”. Ky është një prodhim iranian nga regjisori Asghar Ferhadi, fitues i çmimit “Oscar” për filmin “Ndarja”, 5 vite më parë. Filmi dramatik tregon historinë e një çifti iranian të detyruar të shpërngulet në një apartament të ri pas një akti dhune ndaj tyre. Ata vendosin mos të denoncojnë rastin, por gjendja e tyre emocionale përkeqësohet aq sa Emad, bashkëshorti, vendos të shqyrtojë vet çështjen në kërkim të hakmarrjes.
Të nominuar për këtë çmim ishin edhe Land of Mine; A Man Called Ove; Tanna dhe Toni Erdmann.
“Zootopia” ishte filmi i animuar i vlerësuar si më i miri, duke rrëmbyer një “Oscar”. Në qytetin Zootopia jetojnë 64 specie të ndryshme gjitarësh. Gjatë investigimit të një çështje, agjentja e policisë Judi, një lepur do të bashkohet me dhelprën Nick. Shoqëria midis të dyve do të thyej hamendësimin tradicional se gjitari e gjahu nuk mund të shoqërohen. Realizuesit e këtij filmi janë Byron Hoëard, Rich Moore dhe Clark Spencer.
Filmat e tjerë të nominuar për këtë çmim ishin edhe Kubo and the Tëo Strings; Moana; My Life as a Zucchini dhe The Red Turtle.
“Kënga më e mirë origjinale” shkon për “City Of Stars”; “Kolona zanore më e mirë”, çmimi për “Drejtorin artistik” dhe atë të “Fotografisë” ishin për “La La Land”.
“Skenari më i mirë i përshtatur” shkoi për “Moonlight”, ndërsa “Skenari më i mirë origjinal” për filmin “Manchester by the Sea”./TopChannel/