Xhudistët e Kosovës në Kampionatin Botëror për Senior në Doha të Katarit
Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 7 garues në Kampionatin Botëror për Senior që do të mbahet nga 07-13 maj në Doha të Katarit.
Kampionati Botëror do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 99 shtete, me 658 garues, 344 meshkuj e 314 femra.
Xhudistët kosovarë të cilët do të ndeshen atje janë:
1.Distria Krasniqi (-52 kg);
2.Erza Muminoviq (-52 kg);
3.Nora Gjakova (-57 kg);
4.Flaka Loxha (-57 kg);
5.Akil Gjakova (-73 kg);
6.Laura Fazliu (-63 kg);
7.Loriana Kuka (-78 kg).