Napoli kampion i Italisë për sezonin 2022/2023

Napoli kampion i Italisë për sezonin 2022/2023

Është dashur të kalojnë 33 vite që Napoli t’i gëzohet titullit të kampionit të Italisë.

Nën drejtimin e Luciano Spallettit, Partenopei që nga fillimi i sezonit 2022/2023 dhanë shenja se do të ishin konkurrentë të fortë për Scudetto.

Dhe në javën e 33 të Serie A, pesë xhiro pa përfunduar kampionati, Napoli është shpallur matematikisht kampion duke barazuar ndaj Udineses (1-1) në Dacia Arena.

Sandi Lovric i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Disa minuta brenda fraksionit të dytë (52’), Victor Osimhen i barazoi shifrat për pikën që i shpallte mysafirët kampionë.

Ky është titulli i tretë i kampionit të Italisë në histori të Napolit.

Ky klub u shpall kampion në edicionet 1986/1987 dhe 1989/1990, asokohe në skuadër luante legjenda argjentinas, Diego Armando Maradona, ashtu siç është edhe emri aktual i stadiumit që e feston titullin e kampionit të Serie A.

Dhe në javën e 33 të Serie A, pesë xhiro pa përfunduar kampionati, Napoli është shpallur matematikisht kampion duke barazuar ndaj Udineses (1-1) në Dacia Arena.

 

 

 

Shpërndaje në: