Ilir Daja: Nuk kemi humbur shpresat, do shkojmë për të marrë gjithçka ndaj Dritës
Skuadra e Ballkanit nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Prishtinës.
Ballkani dhe Prishtina luajtën baras me rezultatin 1-1 në Suharekë.
Pas ndeshjes, Ilir Daja tha se skuadra kishte rastet e tyre, por nuk ishin efikas.“Bëmë golin në minuten e fundit, nuk ishte kjo loja. Nuk e di se sa raste kishim, nese do t’i kishim shënuar, do ishim më të qetë.
Dy here na vijnë kundërshtarët tek gola dhe na shënojnë gola, sot luajtëm futboll në kuptimin e minutazhit. Gjithsesi ky është futbolli, ne krenohemi me lojen që kemi bërë”, tha Daja për Art Sport.
Ballkani aktualisht ndodhet tre pikë larg Dritës së vendit të parë dhe të dielën luhet ballafaqimi mes dy skuadrave. Daja thotë se do shkojnë për fitore në Gjilan.
“Nuk i kemi humbur shpresat, do shkojmë të luajmë gjithçka për gjithçka në Gjilan, pavaresisht se e dimë se Drita është tre pikë para nesh”, përfundoi ai.