Prishtina e ndal Ballkanin, ndeshja mbyllet me barazim
Skuadra e Ballkanit nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Prishtinës.
Ballkani dhe Prishtina luajtën baras me rezultatin 1-1 në Suharekë.
Prishtina kaloi në avantazh me Leotrim Kryeziun, i cili realizoi krejt në fundin e pjesës së parë.
Megjithatë, Ballkani barazoi në fundin e ndeshjes me Albion Rrahmanin, i cili shënoi në minutën e 95’të.
Prishtina ndodhet në pozitën e katërt me 43 pikë, kurse Ballkani në pozitën e dytë me 63.