Alban Veseli reagon pas ndeshjes së djeshme mes Trepçës dhe Pejës: Zero kushte, zero siguri
Trepça arriti fitore në ndeshjen e parë të serisë së finaleve të playoffit në basketbollin kosovar ndaj Pejës.
Në “Minatori” Trepça korri fitore me rezultat 94-86, kurse ndeshja tjetër zhvillohet të dielën në Pejë.
Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli ka reaguar në Facebook pas ndeshjes së djeshme duke pretenduar se janë sulmuar vazhdimisht nga tifozët vendas.Postimi pa ndërhyrje:
Reagim per ndeshjen Trepqa vs PejaZero kushte per loje, zero siguri!
Banka rezerve e sulmuar gjate gjithe ndeshjes nga huligane ne afersi 1 meter dhe te gjithe ishim te prekur nga pshtyrjet, sharjet, fyrjet e pandalshme, kjo nuk mjaftoj per sigurimin e ndeshjes dhe policine qe ne vend se ti krijonin kushtet per loje edhe ata na sulmuan!
Per referim nuk jam kompetent te flas mirepo nje loje aq agresive nga Trepqa me 1 faul per 9 minuta loje ne qerekun e fundit le shume per te deshiruar!
20 vite karrier ne basketboll kam kaluar cdo lloj sfide mirepo kurr sjam ndier me i fyer dhe e i poshteruar se mbreme.
Kerkoj nga Kosovo Basketball Federation qe te krijoj kushte minimale per nje ndeshje sportive.Shihemi te dielen ne kryeqytetin e basketbollit ne fryme sportive.💛🖤 #ZemraRrehMeTy.