Tifozët e Parisit kërkojnë përjashtimin e Messit nga klubi dhe i shkojnë te shtëpia Neymarit
Tifozët e Paris Saint-Germainit i kanë vazhduar edhe sot protestat kundër Lionel Messit, shokëve të tij të skuadrës dhe ndaj udhëheqësisë së klubit.
Kampioni i botës u suspendua nga klubi për dy javë pasi shkoi në Arabinë Saudite pa marrë leje.
E këtë nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët parisienë, të cilët edhe ashtu ishin të mllefosur në shtatë herë fituesin e Topit të Artë, mbi të gjitha pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe nga mungesa e angazhimit të tij.
Gjithashtu, ata protestuan edhe ndaj Neymarit, i cili ndërkohë e bëri “like” një postim ku thuhet se Paris Saint-Germaini është klubi i vogël.
Ata madje shkuan për të protestuar edhe para shtëpisë së yllit brazilian.
Tutje, tifozët e kontestuan edhe shumën prej afro 80 milionë eurove që dëshiron ta shpenzojë PSG-ja për ta blerë mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Ata e kërkuan blerjen e Jude Bellinghamit të Borussia Dortmundit, por me një shifër të arsyeshme, jo stratosferike.
Sidoqoftë, ylli anglez duket më afër transferimit në Real Madrid.
Tifozët e PSG-së protestuan edhe mbrëmë, me ç’rast e kërkuan largimin e kryesisë së klubit.
PSG fans gathered in front of Neymar’s house demanding that he follows Lionel Messi out of the club in the summer 👀pic.twitter.com/5c70xGFXNL
— SPORTbible (@sportbible) May 3, 2023