Bellingham te Reali është punë e kryer
Jude Bellingham duket se e ka të ardhmen në Spanjë.
Talenti anglez po shkëlqen në Gjermani me Borussia Dortmundin, por pritet të largohet prej klubit të Bundesligës në fund të këtij sezoni.
Dhe, mediat spanjolle e konsiderojnë si punë thuajse të kryer transferimin e tij në Real Madrid.
Përfaqësuesi anglez, sipas të së përditshmes “Marca” ka arritur marrëveshje në parim me “Los Blancos”, me të cilët mund të nënshkruajë kontratë afatgjate, madje deri në vitin 2029.
Kampioni aktual spanjoll, evropian dhe botëror pritet të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës dhe futbollisti ofanziv mund të jetë njëri prej “Galaktikëve” të rinj që do të përfundojnë në “Santiago Bernabeu”.