Lionel Messi suspendohet nga PSG

Lionel Messi suspendohet nga PSG

Lionel Messi shkoi në Arabinë Saudite pa autorizim dhe tashmë ai duhet të përballet me pasojat.

RMC Sport raportoi para pak minutash se Paris Saint-Germain do ta pezullojë argjentinasin për dy javë me efekt të menjëhershëm për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite.

Klubi ka konsideruar gjithçka për atë që është cilësuar nga brenda si një gabim i rëndë.

Argjentinasi pritet t’i humbë dy ndeshjet e ardhshme të PSG ndaj Ajaccio dhe Troyes.

Anëtarë të ndryshëm të mediave franceze kanë kritikuar Messin orët e fundit për gjestin e tij.

Shpërndaje në: