Ancelotti flet për propozimi që mori për trajner të Brazilit

Ancelotti flet për propozimi që mori për trajner të Brazilit

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, u pyet për afatin e supozuar të vendosur nga Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) për t’iu përgjigjur propozimit për të trajnuar kombëtaren e atij vendi.

“Unë nuk flas për të ardhmen time. Por unë mund t’ju them një gjë: kjo gjë e afateve është e pakuptimtë. Nuk ka afat sepse nuk kam folur kurrë me askënd (nga CBF)”, ka treguar trajneri italian.

I emëruar si një nga favoritët për të marrë postin që mbeti pas largimit të Tite, Carlo Ancelotti kishte deklaruar tashmë se synon të përmbushë deri në fund të kontratës, e vlefshme deri në qershor 2024, që ka me Real Madridin.

 

 

Shpërndaje në: