18-vjeçares i shpërthen iPhone 7, ja si e kompenson kompania Apple
Brianna Olivas, nga Arizona thotë se nuk ishte duke e përdorur pajisjen kur ajo ka marrë flakë. Ka qenë i dashuri i saj që ka dëgjuar teksa po flinin një zhurmë të çuditshme dhe më pas ka parë flakët që vinin nga pajisja.Ai ka larguar telefonin menjëherë dhe më pas e ka filmuar atë. Filmimi ishte një provë e mjaftueshme që Apple të kompensonte 18-vjeçaren me një telefon dhe kasë të re, ndërkohë që gjiganti teknologjik amerikan shton se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Në shtator të vitit të kaluar, ishin Note 7 i Samsung rezultoi një dështim total për kompaninë shkruan “TCH”. Qindra raste të shpërthimit të pajisjes u raportuan në një kohë të shkurtër, aq sa detyruan kompaninë koreano-jugore që ta tërheqë përfundimisht atë nga tregu.