Galtier konfirmon bisedimet për rinovimin e kontratës së Ramosit

Galtier konfirmon bisedimet për rinovimin e kontratës së Ramosit

Sergio Ramos mund të vazhdojë qëndrimin e tij te Paris Saint-Germaini.

Trajneri i parisienëve, Christophe Galtier, ka konfirmuar bisedimet mes tij dhe klubit për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Ramosit me PSG-në skadon në verën e këtij viti.

“Ai sjell përvojën dhe standardet e tij të larta. Ai është një lojtar i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Ka pasur diskutime mes tij dhe drejtuesve. Jam shumë i kënaqur me sezonin e tij dhe atë që ai sjell në tavolinë në ditën e ndeshjes, por edhe në baza ditore. Ai është një model që të gjithë lojtarët tanë të rinj duhet të ndjekin”, tha Galtier.

Ramos iu bashkua kampionëve në fuqi të Francës në verën e vitit 2021.

Sezoni i tij i parë u përshkrua me lëndime të shpeshta, por këtë sezon ai ka qenë një nga lojtarët kyç.

Qendërmbrojtësi spanjoll është paraqitur në 39 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar një gol dhe ka regjistruar një asistim.

Dëshira e 37-vjeçarit thuhet se është që të qëndrojë edhe më tej në “Parc des Princes”, por që qëndrimi i krerëve të klubit do të varet nga fakti nëse ai mund të ruajë nivelin e tij të lartë të performancës për pjesën e mbetur të sezonit.

Shpërndaje në: