Tuchel i nervozuar me lojtarët në stërvitje, thyen pajisjen e ushtrimeve
Përveç eliminimit nga Liga e Kampionëve e Kupa e Gjermanisë, trajneri i ri i Bayern Munich po përballet edhe me disa probleme të tjera.
Thomas Tuchel është zemëruar shumë në seancën e sotme stërvitore të bavarezëve, raporton Bild.
Tekniku gjerman madje ka thyer edhe një pajisje të stërvitjeve nga pakënaqësia me lojën praktike në stërvitje.
49-vjeçari që u emërua jo shumë kohë më parë te Bayern Munichu ka qenë në qendër të kritikave për shkak të rezultateve të fundit të gjigantit gjerman nën urdhrat e tij.
Tuchel ka marrë drejtimin e Bayern Munichut pas shkarkimit të Julian Nagelsmannit.
Bayern është në luftë për titull të kampionit në një garë të ngusht me Borussia Dortmundin. Nëse Bayern e humb edhe titullin këtë edicion, gjasat janë shumë të mëdha që Tuchel të shkarkohet në fund të edicionit.