Donjeta Sadiku kthehet me medaljen e bronztë, klubi pretendon se gjyqtarët e dëmtuan në gjysmëfinale ndaj kundërshtares turke
Donjeta Sadiku është eliminuar në gjysmëfinale të turneut “Çesme” që po mbahet në Turqi, por ka siguruar medaljen e bronztë.Boksierja kosovare u mposht në gjysmëfinale nga kundërshtarja turke, Gizem Ozer.
Megjithatë, sipas klubit të boksit kosovar, ndarja e drejtësisë nga gjyqtarët nuk ishte në nivelin e duhur, duke ndihmuar dhe anuar nga boksierja turke.
Sipas tyre, Donjeta ishte bindshëm më e mirë, por që fatkeqësisht gjyqtarët morën një vendim të tillë dhe të pakuptueshëm.
“Bokserja jonë, Donjeta Sadiku sot në luftë kundër boksieres vendase turkes Gizem Ozer pësoi humbje. Një vendim jo i drejtë, dhe një referim jo i drejtë, ku u dëmtua nga gjyqtarët të cilët anuan nga vendasja. Edhe pse Donjeta ishte dukshëm më e mirë se kundërshtarja, u pritë një vendim i tillë ku edhe në meçet tjera të boksiereve turke u bënë padrejtesi të tilla” – thuhet në postimin e Unitetit në Facebook.