Si futbollist ishte legjendë, si trajner kërkah hiç
Frank Lampard ishte një legjendë e vërtetë si lojtar i Chelseat, por edhe e futbollit anglez në përgjithësi.
Mirëpo, ish-përfaqësuesit anglez nuk po i ecin punët aspak mirë në zejen e trajnerit.
Trajneri i përkohshëm i “Blues” i ka pësuar pesë humbje në pesë ndeshjet e fundit, duke i pësuar 9 gola, ndërsa ekipi i tij e ka shënuar vetëm një gol.
Ish-futbollisti anglez nuk e kishte një eksperiencë pozitive as herën e parë tek Chelsea.
Nëse vazhdon kështu, ai me siguri se do të bëjë që pronari Todd Boehly t’i bie pishman që e shkarkoi trajnerin Graham Potter.
Përkundër shpenzimeve enorme të janarit, Chelseat nuk po i ecin punët aspak mirë nën drejtimin e legjendës Lampard.