Manchester City – Arsenali, ky gjyqtar ndanë drejtësinë sonte
Manchester City dhe Arsenali do të luajnë sot një ndeshje të rëndësishme në Premier Ligë, ku edhe mund të vendosen fatet e sezonit.
Dy skuadrat kërkojnë titullin kampion dhe takimi i sotshëm, do t’i jepte një shtesë të madhe cilësdo skuadër që triumfon.
Për takimin e sotëm është vendosur që arbitër të jetë Maichel Oliver i cili është një emër i njohur për kampionatin anglez. Oliver është gjyqtari i dytë me më shumë prezenca këtë sezon, ndërkohë që mban rekordin si gjyqtari më i ri në histori që ka mbajtur një ndeshje në Premier Ligë (25 vjeç e 182 ditë.
Të dyja skuadrat kanë kujtime të bukura. Ai ishte gjyqtar në fitoren 6-3 të Sitit në derbin ndaj Mançester Junajtidit. Këtë sezon, ai e ka gjykuar 4 herë Arsenalin dhe në të gjitha ndeshjet, “topçinjtë” i kanë fituar madje edhe me rezultate të thella (4-0 ndaj Evertonit).